Lushaku – LVV-së: A i keni 66 vota për propozimin tonë?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka kritikuar seancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e presidentit, duke e cilësuar atë më shumë si një platformë partiake sesa një proces institucional. Sipas saj, në këtë seancë nuk është trajtuar fare propozimi i LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit. “Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional.

Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë: çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për president”, ka thënë Lushaku. Ajo ka ngritur pyetjen nëse Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për propozimin e LDK-së. “A i keni 66 vota për propozimin tonë?”, ka deklaruar ajo.

Lushaku theksoi se pa një përgjigje të qartë për

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *