Një imazh satelitor i bërë sot tregon se ku i ka zhvendosur Irani dy anijet e mallrave që sekuestroi javën e kaluar. Në imazhin e bërë nga Agjencia Hapësinore Evropiane, ato janë rreth 2 km larg njëra-tjetrës në ujërat iraniane pranë ishullit Hormuz. Ato janë zhvendosur rreth 68 kilometra nga vendi ku u kapën nga Irani, transmeton Telegrafi.
Ndërprerja e Ngushticës së Hormuzit rrezikon një ’emergjencë globale ushqimore’, thotë shefi i OKB-së Dy anijet janë MSC Francesca dhe Epaminondas. Më 22 prill, të dyja anijet u përpoqën të kalonin ngushticën me sistemet e tyre të gjurmimit të çaktivizuara. Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë se të dyja anijet kontejnerë u qëlluan nga një anije luftarake para se të sekuestroheshin.
Irani tha se anijet kishin