Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai në Klan Kosova deklaroi se ka pasur komunikim indirekt me ish-presidenten Vjosa Osmani, rreth kësaj teme. “Qëllimi i AAK-së ka qenë shmangia e zgjedhjeve.
E kemi ofertuar edhe kur kemi pasur kandidaturën e z. Ramush Haradinaj për president dhe kemi thënë se në rast se do të vie një emër konsensual do të heqim dorë dhe do t’i japim përkrahje”, u shpreh Haradinaj. “Njëjtë edhe përfaqësuesin e familjes Jashari.
E kemi thënë që kjo do ta ndërronte lojën, ku ne jo vetëm që do t’ia bënim kuorumin por edhe do ta votonim”, theksoi ai. Politikë Kosovë Lajme Topics: #haradinaj #kemi #edhe