“Më e mirë se e vitit 2016”, Jose Mourinho beson se Portugalia mund ta fitojë Kupën e Botës

Jose Mourinho beson se Portugalia ka gjithçka që i duhet për të luftuar për lavdi në Botërorin e kësaj vere. Në një intervistë për revistën “Sport Week”, trajneri i Benficas lavdëroi gjeneratën aktuale portugeze dhe u shpreh i bindur se ajo mund të konkurrojë me favoritët e turneut. “Portugalia është e aftë për gjithçka.

Ata kanë një gjeneratë të jashtëzakonshme lojtarësh. Ne fituam Kampionatin Evropian në vitin 2016, por kjo gjeneratë është teknikisht më e mirë se ajo skuadër”, ka thënë Mourinho. Trajneri me përvojë pranoi forcën e Brazilit dhe Argjentinës, por këmbënguli se edhe Portugalia duhet të konsiderohet pretendente serioze, sidomos pas fitimit të Ligës së Kombeve vitin e kaluar.

“Portugalia mund ta fitojë këtë Botëror”, shtoi ai. Ndërkohë, Portugalia është në të njëjtin grup me D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *