Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës Lajme Gazeta Express 06/05/2026 23:21 Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmani, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe raportet me LDK. Ai ka bërë të ditur se vendimet përfundimtare lidhur me bashkëpunimin dhe përfshirjen në LDK pritet të merren në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. “Ne po kthehemi deri të shtunën, ku është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, aty ku merret vendimi edhe për formën e bashkëpunimit edhe numrin e kandidatëve të cilët do të përfaqësojnë.
Ne sillemi diku te 20 veta për listë, por nuk ka vendime të sakta dhe kjo dëshmon edhe një herë që ne jemi për bashkëpunim parimor për qëllime të Kosovës, në mirëfunksionalizim të instituci