Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, sot në një paraqitje para mediave foli për bashkimin e VLEN-it, ndërsa tha se shqiptarët në vazhdimësi janë ballafaquar me monopol politik ose të përçarë në shumë parti. Mexhiti theksoi se VLEN-i është një fillim i ri dhe i ftoi që të bashkëngjiten ata që duan të jenë pjesë e këtij subjekti të ri. “Prej viteve 90-ta, në vazhdimësi shqiptarët janë ballafaqur ose me monopol politik ose të përçarë në shumë frakësione.
Jemi ndër rastet e rralla ku tejkalojmë ngjyrat partiake dhe egot. Është imperativ i kohës që VLEN-i të jetë i bashkuar dhe të flet me një zë”. “Shqiptarët do të kenë konkurrencë me ide dhe platforma, e nuk do të jenë të përçarë.
Këtu nuk mbaron, VLEN-i do të jetë i hapur për intelektua