Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për përkrahjen e projektit dhe vazhdimin e punimeve në Parkun Industrial në Lipjan. Sipas ministres, kjo marrëveshje parasheh mbështetje financiare në vlerë prej 2,672,554.61 euro për ndërtimin e infrastrukturës fizike të parkut, në kuadër të fazës së pestë të projektit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset dhe qytetarët e kësaj komune, si dhe për zhvillimin industrial të vendit në përgjithësi. Referuar njoftimit të MINTI-it, ministrja theksoi se gjatë vizitës së saj të mëhershme në Lipjan ka parë nga afër potencialin që ofron ky park, i cili shtrihet
MINTI ndan mbi 2.6 milionë euro për zhvillimin e Parkut Industrial në Lipjan