Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar opozitën për bllokim të proceseve politike dhe refuzim të vazhdueshëm të çdo propozimi të partisë së saj. Ajo ka deklaruar se përpjekjet e LVV-së për të shmangur zgjedhjet e parakohshme kanë hasur në bllokadë të plotë nga partitë opozitare. “Secilit propozim të LVV-së, opozita iu përgjigj me refuzim.
Përpjekja jonë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të panevojshme hasi në një bllokadë të pakapërcyeshme. Në vend të angazhimit konstruktiv, pamë vetëm refuzim dhe mungesë vullneti për zgjidhje”, ka shkruar Nagavci. Nagavci ka theksuar se, opozita nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe ka refuzuar një sërë propozimesh, përfshirë kandidatët për pozita të larta shtetërore dhe bashkëpunimin institucional.
“Nga PD