Në fundjavë nis seria finale në basketboll, Trepça përballë Bashkimit Basketboll Gazeta Express 08/05/2026 9:28 Finalja e madhe e “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll do të vë përballë dy gjigantët e basketbollit të Kosovës, Trepcën dhe Bashkimin. Në finale ndeshen kampioni kundër nënkampionit apo vendi i parë kundër të dytit, sa i përket garave të rregullta. Gjithashtu këto dy skuadra u sfiduan në dy finalet e Kupës së Kosovës, ku fituan mitrovicasit, duke i bërë finalet edhe më interesante.
Në edicionin e kaluar, ‘Xehetarët’ fituan në serinë finale 4:2, ku u zhvilluan gjashtë përballje të jashtëzakonshme. Mitrovicasit kërkojnë sërish të triumfojnë në kampionat, derisa portokallezinjtë synojnë titullin e dytë në histori. Finalet fillojnë të dielën në Mitrovicë nga ora 19:3