Shoferi i një treni me shpejtësi të lartë TGV ka gjetur vdekjen dhe 27 persona janë lënduar në Francë të martën kur treni u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në një kalim hekurudhor në zonën Lens të Pas-de-Calais, në Francën verilindore, herët të martën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. “Një aksident që përfshinte një kamion të rëndë dhe një TGV ndodhi këtë mëngjes midis Béthune dhe Lens.
Po shkoj në vendngjarje me drejtorin ekzekutiv të SNCF, Jean Castex”, njoftoi Ministri i Transportit Philippe Tabarot në një mesazh të postuar në X. 🇨🇵🔸At least one person was killed and 27 were injured when a Paris-bound train carrying 250 passengers collided with a truck at a level crossing in the Pas-de-Calais department. pic.twitter.com/ztgksFZWqg — Argonaut (@FapeFop9061
Topics: #dhe #kamion #treni