Luis Enrique doli para mediave në prag të ndeshjes së së martës mes PSG-së dhe Bayern Munich, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, që luhet në “Parc des Princes” nga ora 21:00. Trajneri spanjoll u shfaq i bindur dhe ambicioz, duke theksuar se kampionët në fuqi synojnë ta rikthejnë trofeun sërish në Paris. “Sa i përket qëndrueshmërisë, Bayerni mund të jetë pak përpara nesh sepse humbën vetëm dy ndeshje.
Por, sa i përket asaj që kemi treguar, nuk ka ekip më të mirë se ne. Edhe kur humbëm dhe ramë nga tetëshja e parë, e thashë: nuk ka ekip më të mirë se ne”, deklaroi Luis Enrique. Ai nuk dha sinjale të qarta për formacionin, sidomos për përzgjedhjen në mesfushë, por u shpreh se të gjithë lojtarët janë gati dhe vendimi do të merret me synimin e vetëm, fitoren.
“Do t’i zg