Parashikimi i motit për të premten

Parashikimi i motit për të premten Lajme Gazeta Express 07/05/2026 23:29 Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, gjegjësisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Në momente të caktuara, reshjet pritet të jenë në formë rrebeshi dhe, si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, do të shoqërohen me baltë. Era do të fryjë nga jugperëndimi, jugu dhe juglindja, me shpejtësi prej 6-37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa maksimalet prej 18 deri në 22°C. Gjatë reshjeve në orët e pasdites, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. /MeteoKosova/ Topics: #dhe #premten #parashikimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *