Luis Enrique po e shkruan sërish historinë në Ligën e Kampionëve. Mbrëmjen e së mërkurës, sapo ra fishkëllima e fundit në “Allianz Arena”, u konfirmua se trajneri i Paris Saint-Germain do të drejtojë për herë të dytë radhazi në finalen e Ligën së Kampionëve. PSG tashmë e pret finalen ndaj Arsenalit në Budapest, më 30 maj, ndërsa një tjetër triumf do ta vendoste Luis Enriquen në një “klub” shumë të rrallë: Ai do të bëhej vetëm trajneri i dytë që e fiton kompeticionin dy herë rresht, pas Zinedine Zidane, i cili e ngriti trofeun tri herë me Real Madridin (2016-2018).
Në anën tjetër, me Real Madridin në krizë dhe me shumë zëra për ndryshime në stol gjatë verës, ka lindur një pyetje e natyrshme: pse emri i Luis Enrique nuk lidhet seriozisht me postin më të madh në botën e futbollit? Aq më tepër