Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet, me qëllim të “vënies së rregullit, ligjshmërisë dhe rritjes së llogaridhënies” në punë, ndërsa ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi janë identifikuar parregullsi të rënda në Shërbimin e Dializës.

Sipas njoftimit, në tetor të vitit 2025 u është dërguar një urdhëresë shefave, kryeinfermierëve dhe udhëheqësve të njësive për zbatimin e disiplinës dhe përgjegjësive në punë. Për këtë qëllim, spitali thotë se ka formuar një komision të posaçëm, i cili përmes kontrollit të drejtpërdrejtë dhe monitorimit të kamerave të sigurisë, ka konstatuar parregullsi në Hemodializë. “Përmes kontrollit të drejtpërdrejtë dhe monitorimit të kamerave të sigurisë, [ko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *