Sipas raportimeve të Diario AS , Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde pritet të mungojnë në El Clasico ndaj Barcelonës, duke i shkaktuar një goditje të rëndë Real Madridit para përballjes së së dielës. Mungesa e dy mesfushorëve vjen në një moment tejet delikat për madrilenët, ndërsa situata në skuadër raportohet të jetë tensionuar edhe më shumë pas një incidenti në stërvitje mes dy lojtarëve. Sipas raportimeve, gjatë një përplasjeje fizike, Valverde kishte humbur ndjenjat dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.
Nëse konfirmohen mungesat e tyre, kjo do ta komplikonte ndjeshëm situatën për trajnerin e Real Madridit, pasi të dy konsiderohen ndër lojtarët më të rëndësishëm në repartin e mesfushës. Energjia, balanca dhe kontributi i tyre në fazën defensive kanë qenë elemente kyçe në lojën