Pentagoni ka publikuar grupin e parë të materialeve të deklasifikuara për UFO-t, të njohura tashmë zyrtarisht si UAP (fenomene anomale të paidentifikuara). Dosjet janë vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Pentagonit, në një seksion të posaçëm kushtuar këtyre fenomeneve. Sipas autoriteteve amerikane, publikimi i materialeve synon të rrisë transparencën për publikun.
Në një postim në X, u tha se administratat e mëparshme janë përpjekur t’i diskreditojnë ose dekurajojnë diskutimet mbi UFO-t, ndërsa presidenti Donald Trump është “i përqendruar në ofrimin e transparencës maksimale për publikun”, duke lënë qytetarët të nxjerrin vetë përfundimet e tyre mbi informacionin që përmbajnë dosjet. Përveç Pentagonit, në këtë proces janë përfshirë edhe Shtëpia e Bardhë, drejtoria e inteligjencës kombët