Për trigliceridet flitet më pak se për kolesterolin, por niveli i lartë i tyre mund të jetë sinjal paralajmërues për zemrën, diabetin, mëlçinë e dhjamosur dhe pankreatitin Derisa për kolesterolin flitet vazhdimisht, trigliceridet shpesh mbeten në hije si një lloj “yndyre më pak e rëndësishme”. Megjithatë, pikërisht ato mund të jenë një nga sinjalet e para paralajmëruese për çrregullime metabolike, diabet të tipit 2, mëlçi të dhjamosur dhe rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës. Trigliceridet janë lloji më i zakonshëm i yndyrës në trup.
Ato shërbejnë si rezervë energjie: kur marrim më shumë kalori sesa i duhen organizmit në atë moment, trupi i kthen ato në trigliceride dhe i ruan në qelizat dhjamore. Problemi nis kur niveli i tyre në gjak mbetet i lartë për një kohë të gjatë. Sipas Ameri