Komuna e Fushë Kosovës ka apeluar te prindërit që të sigurohen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar sipas kalendarit të rregullt, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit kundër fruthit, si një nga format më të sigurta të mbrojtjes për shëndetin e fëmijëve. Në njoftimin e komunës thuhet se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe se mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, infeksione të mushkërive dhe pasoja të tjera shëndetësore. Sipas komunës, mbrojtja më e sigurt dhe më efektive kundër fruthit është vaksinimi i rregullt.
Po ashtu, theksohet se vaksina MMR, e cila mbron kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, jepet sipas kalendarit të vaksinimit dhe ka rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së sëmundjes në komunitet. Komuna u k