Pesë tituj të kampionit, Zekirija Ramadani shkruan histori në Superligë Futboll Gazeta Express 09/05/2026 19:12 Zekirija Ramadani ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë trajneri më i trofeshëm në historinë e Superligës së Kosovës. Me titullin e fituar sot me Dritën, Ramadani arriti kuotën e pesë titujve kampionë, duke lënë pas Afrim Tovërlanin, i cili kishte katër. Titulli i sivjetmë me Dritën është i dyti radhazi për Ramadanin me skuadrën gjilanase, pas triumfit edhe në sezonin 2024/25.
Përveç suksesit me Dritën, ai kishte shpallur kampione edhe FC Prishtina në sezonin 2020/21, KF Feronikeli në edicionin 2018/19 dhe KF Trepça ’89 në sezonin 2016/17. Karriera e Ramadanit tashmë konsiderohet ndër më të suksesshmet në futbollin kosovar, pasi ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë