Salihu: Po avancojmë me rrethanat lehtësuese dhe rënduese, vlerësimi i mbetet gjykatës Lajme Gazeta Express 08/05/2026 23:16 Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu, në emisionin “Tempus” në T7, ka konfirmuar gjetjet e raporteve të IKD-së lidhur me sfidat në sistemin e drejtësisë. Salihu theksoi se gjetjet për rrethanat lehtësuese dhe rënduese janë faktike. “Gjetjet nga këto raporte kanë konstatuar gjendjen faktike.
Me ndryshimet e Kodit të Procedurës është shtuar edhe një obligim që në momentin kur ngrihet aktakuza, aty përcaktohen rrethanat lehtësuese dhe rënduese”, është shprehur Salihu. Ai shtoi se në disa raste, në bazë të raporteve, janë propozuar rrethana lehtësuese dhe rënduese, por vlerësimi i tyre mbetet çështje e prokurorit. “Pra, në gjetjet e