Mesfushori Federico Valverde ka humbur kujtesën për disa gjëra pas përplasjes fizike me Aurelien Tchouamenin. Ylli uruguain u dërgua në spital pas përplasjes me Tchouamenin dhe si pasojë edhe do të mungojë në “El Clasico” në vikend kundër Barcelonës. Siç raporton “El Chiringuito”, që përcjell gazetari Fabrizio Romano – Valverdes i është kërkuar një javë pushim nga doktorët pasi u gjend në tokë i gjakosur në dhomën e zhveshjes.
“Pasi Fede ra në tokë dhe goditi kokën, ai ka humbur kujtesën për disa gjëra. Doktorët i kanë thënë që të pushojë së paku një javë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas goditjes së madhe në kokë”. “Lojtarët e gjetën Fede Valverden në tokë, duke qenë i gjakosur.
Ai e goditi ballin në tavolinë”, raporton ai. Ndërkohë, edhe Tchouameni pritet të suspendohet nga Real Madridi, d