Refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera. Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku dhe është mbajtur seanca dhe mes tjerash kanë bërë të ditur se ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të het

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *