Real Madridi ka pasur një javë të trazuar në prag të El Clasicos dhe gjithçka kulmoi të enjten, kur Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde u përplasën fizikisht gjatë stërvitjes. Dyshja u përfshi në një debat të ashpër të mërkurën dhe 24 orë më vonë situata u përshkallëzua ndjeshëm; tani të dy janë nën hetim të brendshëm nga klubi. Rasti që përfshin Tchouamenin dhe Valverden të cilin ky i fundit ka tentuar ta minimizojë, është episodi më i fundit në një seri incidentesh të vogla që kanë bërë që dhoma e zhveshjes së Real Madridit të kthehet në një ambient jashtëzakonisht toksik dhe të përçarë.
Sipas El Mundo, shkaku rrënjësor lidhet me vendimin e klubit për t’u ndarë me ish-trajnerin Xabi Alonso pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës në janar, një vendim me të cilin s