Era e vjetër në shtëpi nuk lidhet domosdoshmërisht me moshën e banorëve apo të banesës, por shpesh me tekstilet, ajrosjen e dobët, sendet e grumbulluara dhe pastrimin e pamjaftueshëm Era e vjetër nuk është fat, nuk është çështje moshe dhe nuk është diçka që “i takon” çdo shtëpie. Ajo, në të vërtetë, është pasojë e një vargu zakonesh të vogla, të cilat përsëriten për vite me radhë dhe nuk duken të rëndësishme derisa grumbullohen. Prandaj, e njëjta aromë mund të ndihet në një banesë të vjetër që nuk është rinovuar, por edhe në një hapësirë ku jetojnë persona të rinj.
Ajo nuk flet për moshën e njeriut, por për mënyrën si mirëmbahet hapësira. Lajmi i mirë është se shumica e këtyre shkaqeve mund të largohen shumë shpejt, shpesh edhe brenda një dite, me pak vendosmëri dhe riorganizim, transmeton