Një punëtor i sigurimit përdori një sprej për të larguar një gjarpër i cili pasditen e së enjtes kishte hyrë në një market në Shupkovc të Mitrovicës. Mirëpo nga spreji pësuan dy punëtore të marketit të cilat kërkuan ndihmë mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Shpend Fazliu në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se dy gra kanë marr trajtim në spital dhe të njëjta janë liruar.
“Rreth orës 18:00. Janë liruar menjëherë. Pasi kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente”, ka thënë Fazliu.
Ndërkaq, në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti është cilësuar se “Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm:. “Mitrovicë Jug. 07.05.2026-18:10.
Lidhur me rastin e lartcekur,