Një punonjëse hoteli ka paralajmëruar mysafirët që të mos hidhen menjëherë në shtrat sapo hyjnë në dhomat e tyre. Edhe pse një krevat i madh dhe i rehatshëm mund të duket shumë tundues, sipas Natalie Brookson, ia vlen të bëhen disa kontrolle paraprake. Siç raporton Express.co.uk, 37-vjeçarja, e cila ka punuar prej vitesh në industrinë e hotelerisë, tha se mbeti “e tmerruar” pasi zbuloi se sa pak vëmendje i kushtohej kontrollit për insektet e shtratit.
Sipas saj, kontrollet për insektet e shtratit kryheshin vetëm në 10 për qind të dhomave në zinxhirin hotelier ku ajo punonte. “Nëse mendonit se këto insekte kontrollohen shpesh në dhomat e hoteleve, gaboheni”, tha ajo. Duke folur për Woman’s Own, Natalie u sugjeroi mysafirëve të hoteleve që të bëjnë vetë kontrolle të hollësishme para se