Deputeti Bekim Qoku, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN-it tha se rrugëtimi i koalicionit ka qenë sfidues, teksa deri në momentin kur tashmë po bëhen një perti e vetme, kanë qëndruar vetëm njerëzit me ideal të përbashkët për ndryshim. Ai tha se VLEN-i lindi si përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. “VLEN është pikërisht si përgjigje e këtij realiteti.
E lexoj drejtë kërkesën dhe nevojën e popullit dhe qytetarëve dhe me shumë vetmohim arriti ta tejkalojë paragjykimet ndasitë dhe skepticizmin. Rruga nga ngjizja e VLEN-it këtu në kongresin e VLEN-it na bëri mirë. Na mësoi të ecim bashkë.
9 maji i para dy viteve ishte kur festuam fitorën e parë të VLEN-it. Ata natë numëruam mbi 107 mijë vota shqiptare”, deklaroi Qoku. Maqedonia e Veriut Lajme Telegrafi Maqedoni Në fokus To