Xabi Alonso i penduar që mori drejtimin e Real Madridit

Sezoni i Real Madridit ka qenë zhgënjyes dhe situata u përkeqësua edhe më shumë këtë javë, pasi Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde u përplasën fizikisht, me këtë të fundit që përfundoi i shtruar në spital. Vera e kaluar kishte nisur me shumë pritshmëri, kur Xabi Alonso mori drejtimin e skuadrës nga Carlo Ancelotti, por tani ajo periudhë duket shumë larg realitetit të sotëm. Alonso, i cili erdhi nga Bayer Leverkusen, shihej si njeriu që do ta rivalizonte Barcelonën për titullin në La Liga dhe do ta rikthente Realin në garë serioze për trofeun e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pavarësisht se fitoi Clasico-n e tij të parë 2-1 në “Santiago Bernabeu”, humbja ndaj katalanasve në finalen e Superkupës së Spanjës e vulosi fundin e aventurës së tij. Sipas raportimit të “Cadena SER”, Alon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *