Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një konferencë për shtyp së bashku me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe negociatoren për Kapitullin 5 të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Reida Kashta, ku u prezantuan të dhënat mbi ecurinë e vendit në fushën e prokurimeve publike dhe standardet e konkurrencës. Rama tha se Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe është pozicionuar mirë në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian. Ai theksoi se është bërë progres i dukshëm, ndërsa disa nga treguesit kryesorë e rendisin vendin mbi mesataren e vendeve të BE-së.
Kryeministri solli në vëmendje të dhëna nga një raport i detajuar i Gjykata Europiane e Llogarive për vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, raporti evidenton rënie të niv