Reaksionet alergjike, simptomat, shkaktarët, vlerësimi dhe trajtimi paraspitalor

Nga simptomat e para te trajtimi urgjent paraspitalor, çfarë duhet ditur për reaksionet alergjike dhe anafilaksinë si gjendje kërcënuese për jetën Prof. ass. dr.

Isuf Bajrami Specialist i mjekësisë urgjente Qendra e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë Simptomat Prezantimi klasik i reaksionit alergjik fillon me kruarjen, skuqjen e lëkurës dhe urtikarinë. Këto simptoma përcillen me ndjenjën e ngulfatjes, ankthit, ndjesinë e shtrëngimit të gjoksit dhe marramendje. Pacienti me simptoma të anafilaksisë ka ankesa për një “gungë në fyt” dhe ngjirje të zërit, me edemë laringeale jetëkërcënuese.

Këto simptoma kryesore mund të shoqërohen me dhimbje abdominale ose ngërçe, nauze, vjellje, diarre, bronkospazëm, rinorre, konjuktivit dhe/ose hipotension. Ndërsa kaskada përparon, mund të ndodhin distresi respir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *