Reuters: Putin thotë se luftës në Ukrainë ‘‘po i vjen fundi” Lajme Gazeta Express 09/05/2026 22:53 Vladimir Putin ka thënë se ai mendon që luftës në Ukrainë po i afrohet fundit. Këto komente të Putin, erdhën vetëm disa orë pasi ai kishte premtuar fitore në Ukrainë gjatë paradës më të reduktuar të Ditës së Fitores në Moskë në vitet e fundit, raporton Reuters . “Mendoj se kjo çështje po shkon drejt fundit”, u tha Putin gazetarëve për luftën Rusi-Ukrainë, konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai gjithashtu tha se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Evropën dhe se partneri i tij i preferuar për negociata do të ishte ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder. Topics: #putin #reuters #fundit