Teksa tensionet ndërkombëtare dhe përplasjet me Iranin kanë tronditur tregjet globale të naftës dhe gazit, Shqipëria po rezulton një nga vendet më pak të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë. Roli kyç në këtë situatë e luan lumi Drin dhe sistemi i gjerë i hidrocentraleve, të cilat sigurojnë mbi 90% të prodhimit vendas të energjisë elektrike shkruan agjencia së lajmeve Reuters . E favorizuar nga reshjet e shumta të dimrit dhe shkrirja e dëborës, prodhimi hidroenergjetik ka qenë i lartë, duke ndihmuar në stabilizimin e çmimeve në tregun me shumicë.
Kjo e bën Shqipërinë një shembull të qartë se si vendet me burime të forta të rinovueshme mund të përballojnë më mirë goditjet e tregjeve ndërkombëtare. Ndërkohë, vendet që mbështeten më shumë te gazi dhe nafta po përjetojnë rritje të ndjeshm