E nisur që nga maji i vitit 1998, strategjia për zhdukjen e viktimave të luftës në Kosovë do të prekte qindra familje në rrethin e Prishtinës. 26 vite pas përfundimit të luftës, në komunat e Prishtinës, Podujevës, Lipjanit, Obiliqit dhe Graçanicës, 185 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Ata janë pjesë e tërësisë prej 1560 personash, të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.
Statistikat dëshmojnë se rreth 10% e viktimave shqiptare u zbuluan të varrosura në varreza masive në Serbi, ndërsa në regjistrat e luftës ende mbi 12% e viktimave në total vazhdojnë të jenë të zhdukura. Në vitet e ’80, Prishtina jetonte kohën e Jugosllavisë. Në disa zona u ndërtuan fshatra ku jetonin të gjitha komunitetet.
Situata nisi të tensionohet me ardhjen në pushtet të Millosheviqit, g