Rrëqebulli i Ballkanit dokumentohet sërish në Parkun Kombëtar “Shebenik”

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) n^ Shqipëri ka njoftuar se Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është dokumentuar sërish, këtë herë në një tjetër vendndodhje brenda Parkut Kombëtar “Shebenik”. Sipas AKZM-së, falë përdorimit të kamerave-kurth, gjurmimit në terren dhe monitorimit të pandërprerë nga specialistët, është bërë e mundur kapja e imazheve dhe dokumentimi i kësaj specieje të rrallë. Agjencia thekson se ky evidentim dëshmon edhe një herë praninë e rrëqebullit në habitatet natyrore të parkut, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes dhe monitorimit të vazhdueshëm të biodiversitetit në zonat e mbrojtura.

Shqipëri Lajme Topics: #ballkanit #shebenik #agjencia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *