Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët Lajme Gazeta Express 09/05/2026 16:10 Komuna e Junikut ka njoftuar qytetarët e saj se rruga drejt bjeshkëve është e bllokuar për qarkullim si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ekipet janë duke punuar për sanimin e kësaj pjese të rrugës ndërkohë që kërkohet nga qytetarët që të shmangin këtë aks rrugor derisa të mundësohet kalimi. “Njoftohen qytetarët që si pasojë e vërshimeve të fundit, rruga drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim.
Ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë. Kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet në këtë segment derisa të bëhet i mundur kalimi i sigurt”, thuhet në njof