Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka detyruar zyrtarët e tij të heqin orët e dorës, pasi i ka thirrur ata në takime kokë më kokë, mes frikës së një atentati. Funksionarët e lartë janë parë të gjithë pa orë dore gjatë takimeve të fundit me liderin rus. Thuhet se nga frika e një atentati në stilin e James Bondit ose një grushti shteti nga brenda regjimit të tij, 73-vjeçari Putin e ka zbatuar këtë veprim nën maskën e një “mase sigurie”.
Ky ndryshim u vu re në diskutimet e fundit me guvernatorin e rajonit të Tambovit, Yevgeny Pervyshov, dhe guvernatorin e Mordovisë, Artyom Zdunov, pasi të dy burrat zakonisht mbajnë orë dore. “Telefonat kanë qenë prej kohësh të ndaluar dhe tani orët janë shtuar në kufizime – si ato elektronike ashtu edhe ato mekanike”, tha një burim anonim. Masa hyri në f