Bastiset burgu i Dubravës, nuk gjendet asgjë e kundërligjshme

Bastiset burgu i Dubravës, nuk gjendet asgjë e kundërligjshme Lajme Gazeta Express 09/05/2026 16:14 Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit. Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse. Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *