Një politikë më e fortë e akcizës mund të kontribuojë në uljen e pirjes së duhanit dhe rritjen e të ardhurave buxhetore, tregojnë të dhënat e modelimit ekonomik të “Analitika” për vitet 2026–2030, i cili u prezantua në konferencën kombëtare “Nga të dhënat te politikat: Si të ulet kostoja e pirjes së duhanit?” në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Rritet numri i duhanpirësve në Maqedoni, 48.1% e qytetarëve pinë duhan çdo ditë Sipas analizës, standardet minimale aktuale të akcizës së BE-së nuk do të ishin të mjaftueshme për të ulur ndjeshëm pirjen e duhanit. Një rritje vjetore e akcizës specifike prej 15% mund ta ulë prevalencën e pirjes së duhanit në rreth 46.1% deri në vitin 2030, me të ardhura totale tatimore të parashikuara prej rreth 542
Rritja e akcizës së duhanit do të ulte konsumin e duhanit në RMV, ndërsa do të rriste të ardhurat e shtetit deri në vitin 2030