Tri futbollistë kanë regjistruar arritje personale në karrierën e tyre, pas ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve, duke prekur shifra jubilare në realizimin e golave. Sipas Tribuna.com , Anthony Gordon, Gabriel Jesus dhe Karim Adeyemi kanë shënuar arritje të rëndësishme në karrierat e tyre, duke e bërë këtë një natë të veçantë për të tre futbollistët. Sulmuesi anglez Anthony Gordon realizoi dy gola, duke e kaluar kuotën e 50 golave në karrierën e tij me klube.
Me këtë dygolësh, anësori ka arritur në gjithsej 51 realizime. Në anën tjetër, sulmuesi brazilian Gabriel Jesus ka regjistruar golin e 160-të në karrierën e tij në nivel klubesh, duke vazhduar të shtojë shifrat personale. Ndërkohë, Karim Adeyemi ka prekur kuotën e 90 golave në karrierën profesionale.
Në këtë statistikë përfshihen