Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për modernizimin e shërbimeve shëndetësore, me fokus në mjekësinë nukleare, radiologjinë intervenuese dhe trajnimin e specialistëve. Sipas gazetës italiane La Repubblica, memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar në Milano ndërmjet Poliklinikës së Milanos dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Shqipërisë. Marrëveshja parasheh një program pilot 12-mujor, përmes të cilit synohet shkëmbimi i përvojave dhe njohurive profesionale, zhvillimi i kërkimit shkencor dhe zbatimi i standardeve moderne në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, dhe presidenti i Poliklinikës së Milanos, Marco Giachetti, transmeton Telegrafi. Një nga ob