Studiuesja e gjuhës shqipe dhe albanologia flet për standardin, gegërishten, Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, ndikimin e anglishtes, përgjegjësinë e medias dhe sfidën e inteligjencës artificiale; për Fishtën, Xoxën e Qosjen, por edhe për “Yjësia ime” – librin e shkruar me “gjuhën e zemrës” Pesë dekada kushtuar studimit të shqipes e vendosin prof. dr. Shefkije Islamajn ndër emrat me përvojë të gjatë në gjuhësinë shqiptare.
E lidhur për më shumë se pesë dekada me Institutin Albanologjik të Prishtinës, autore e studimeve të shumta për gjuhën, stilin dhe kulturën gjuhësore, si dhe pjesë e punës madhore për Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, ajo e njeh shqipen jo vetëm nga teoria, por nga një jetë e tërë kërkimi dhe pune me fjalën. Në këtë intervistë për Telegrafin, Islamaj flet për gjuhën stan