Spiunazh për BIA-n, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Jelena Gjukanoviq, ish-zyrtare e OSBE-së, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit. Sipas aktgjykimit, Gjukanoviq është shpallur fajtore për bashkëpunim me shërbimin sekret serb BIA, duke përcjellë informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe institucionet e Kosovës. Vendimi u shpall në seancën e sotme në Gjykatën Themelore.

Leximin e aktgjykimit e bëri Rrahman Beqiri, kryetari i turpit gjykues, në praninë e prokurorit special dhe vetë të akuzuarës Jelena Gjukanoviq. “E akuzuara Jelena Gjukanoviq shpallet fajtore për shkak të veprës penale “spiunazhi” andaj gjykata bazuar në dispozitat e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale e gjykon: dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjetëve I cili dënim do të ekzekuto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *