Në botën e kujdesit për lëkurën, retinoli është kthyer në një “mbret të padiskutueshëm”. Siguron anti-plakje, rigjenerim dhe një lëkurë më të pastër. Por bashkë me rezultatet, shpesh vijnë edhe efektet anësore: irritim, skuqje, tharje dhe ndjeshmëri e lartë – sidomos tek lëkurat sensitive.
Ndërkohë, në heshtje, një përbërës tjetër, më i sigurtë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga dermatologët dhe entuziastët e skincare-it: Acidi Mandelik . Çfarë është Acidi Mandelik? Acidi mandelik është një AHA (alpha hydroxy acid) që nxirret nga bajamet.
Ndryshe nga acidet e tjera më agresive, ai ka një strukturë molekulare më të madhe, gjë që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si vepron në lëkurë: depërton më ngadalë në shtresat e lëkurës vepron më butë dhe më kontrolluar shkakton dukshëm më pak irri