Kanë kaluar pak ditë që nga përfundimi i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ndërkaq, ish-konkurrentët po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, për të ndarë me fansat angazhimet e tyre apo edhe fotografi e video nga përditshmëria. Një çift që u krijua brenda atyre mureve duket se po kalon kohë bashkë edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Foto: Instagram Bëhet fjalë për finalistin Mateo Borri dhe modelen nga Kosova, Brikena Selmani. Ata janë parë shpesh e së fundmi shihen të lumtur teksa shfaqen nga makina. Edhe pse ka pasur dyshime, siç shihet raporti i tyre po vazhdon mirë edhe pas Big Brother.
Kujtojmë se fituese në këtë edicion u shpall Selin Bollati, gjersa në vend të dytë u rendit Armir Shahini – Miri. /Telegrafi/ Foto: Instagram Yjet Magazina Topics: #edhe #nga #big