Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan ka njoftuar se gjatë çdo dite pune, në ambulancën specialistike të ortopedisë trajtohen mesatarisht rreth 55 pacientë. Sipas njoftimit, ofrimi i këtij shërbimi është specifik, pasi në shumicën e rasteve kërkohet edhe përfshirja e shërbimit të radiologjisë, çka, sipas spitalit, ka sjellë vështirësi në sistemimin e radhëve. Spitali bën të ditur se aktualisht është duke zbatuar një plan që synon rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, me qëllim që t’u kushtohet më shumë kohë pacientëve dhe të sigurohet vazhdim normal i punës në këtë shërbim.
Duke theksuar se ditët e fundit ka pasur fluks më të lartë pacientësh në ortopedi, spitali ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët. Po ashtu, menaxhmenti ka bërë të ditur se institucioni ndodhet në fazën