Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit Lajme Gazeta Express 06/05/2026 19:45 Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim në parim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit. Duke folur në emisionin FIVE, Armend Zemaj deputet i LDK-së, tha se bëhet fjalë për një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht të përafërt me partinë, ku secila palë do të ruajë subjektivitetin e vet, ndërsa garimi do të bëhet brenda listës dhe me logon e LDK-së. “Ajo që është diskutuar dhe na është paraqitur nga kryetari është një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht i përafërt me LDK-në, duke ruajtur subjektivitetin e secilit në këtë garë zgjedhore brenda listës së LDK-së”, ka deklaruar Zemaj.
Për listat zgjedhore prite