​“Zor boll të udhëtohet për në Prishtinë”, të sëmurit nga kanceri kërkojnë që shërbimet t’u ofrohen në spitalet rajonale

Për më shumë se një vit, Sali Ibrahimaj ka lënë shtëpinë e tij në Istog për të jetuar me qira në Prishtinë. Jo nga dëshira, por nga nevoja që bashkëshortja e tij, e cila po lufton me kancerin, ta ketë më afër trajtimin. Kërkesa për shërbime onkologjike më pranë pacientëve po bëhet gjithnjë e më e madhe edhe nga familje të tjera, të cilat kërkojnë që trajtimet për kancerin të ofrohen edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që pacientët të mos detyrohen të udhëtojnë drejt Prishtinës për çdo terapi.

Rruga prej rreth 100 kilometrash deri në Prishtinë ishte bërë tepër e rëndë për Sali Ibrahimajn, sidomos për bashkëshorten e tij, e cila çdo dit duhej të përballej me kimioterapi dhe rrezatim. Për Ibrahimajn, zhvendosja në Prishtinë ka sjellë kosto shtesë për familjen e tij, përveç shpenzimeve të mëd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *