Kosova dhe Zvicra kanë lansuar sot Programin e Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029, duke shënuar vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve përmes një pakete mbështetëse prej rreth 70 milionë eurosh. Programi u prezantua në një ngjarje të mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe përfituesve, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm, stabilitetin dhe avancimin e reformave në Kosovë. Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, deklaroi se mbështetja zvicerane ka qenë e orientuar vazhdimisht drejt qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, ndërsa programi i ri, sipas tij, shënon kalimin drejt një partneriteti më strategjik.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim