25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Osmani: Kosova qëndron në krah të SHBA-së

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Osmani: Kosova qëndron në krah të SHBA-së Lajme Gazeta Express 11/09/2026 10:37 Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Osmani ka ndarë një mesazh të Sandy Dahl, bashkëshortes së pilotit të Fluturimit 93, i cili u rrëzua gjatë sulmeve. “Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”, ka cituar Osmani fjalët e Dahl.

Ajo ka theksuar se Kosova sot kujton viktimat e 11 shtatorit dhe qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar mbështetjen amerikane për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj.

Topics: #shba #osmani #nga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *