25-vjetori i sulmit të 11 shtatorit: Një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2,977 dronë në New York Lajme Gazeta Express 11/09/2026 7:01 Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e New York-ut të mërkurën në mbrëmje, si një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Vepra artistike, e titulluar “2,977 Drita mbi Portin e New York-ut”, përfshiu 2,977 dronë, nga një për secilën viktimë që humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit. Dronën u ngritën mbi port përpara se të bashkoheshin duke formuar siluetën e Kullave Binjake në përmasat e tyre reale.
Sipas organizatorëve, instalacioni artistik përkujtimor publik u zhvillua në bashkëpunim me pjesëtarë të komunitetit të 11 shtatorit, përfshirë familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve të para të n